Pasi dështuan me bojkotin kombëtar të seancave ndaj hartës gjyqësore që u miratua në muajin korrik, avokatët kanë hyrë në fazën e dytë të kundërshtimeve. Dhoma kombëtare e avokatisë u ka bërë apel të 2 mijë avokatëve në Shqipëri që të bëhen pjesë e grupit të punës për të gjetur problemet që ka harta gjyqësore. Këto gjetje do të bëhen pjesë e padisë drejt kushteueses që pritet të dorëzohet vetëm pasi harta e re me 18 gjykata të shkrira të botohet në fletoren zyrtare.