Top Channel/ Avokatët e Veliajt kërkesë Dumanit: Të largohet prokurori
07/03/2025 19:42

Avokati i njohur Maks Haxhia, pjesë e grupit të avokatëve që po merren me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, tha se prokurori Olsi Dado në këtë rast është në konflikt interesi dhe duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Me një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë, Maks Haxhia tha në takimin e zhvilluar me gazetarët, se në 42 vite eksperiencë nuk ka hasur asnjëherë që një prokuror në kushte të tilla të konfliktit të hapur të interesit të mos ketë dhënë dorëheqjen nga çështja. “Edhe kur avokati, ose i pandehuri, ose gjyqtari, ose prokurori, kanë një marrëdhënie shumë të mirë, pra kanë punuar bashkë në një studio ose kanë pasur një marrëdhënie jo konfliktuale, është prapë i detyruar të heqë dorë nga çështja që heton. Në praktikën time 42-vjeçare në këtë profesion mua më ka ndodhur që të konstatohet një gjë e tillë dhe të mos kenë dhënë dorëheqjen”, tha ai. Haxhia shpjegoi se shumica e dosjes mban firmën e prokurorit Ols Dado dhe kjo është arsyeja pse Veliaj konteston pikërisht këtë prokuror, edhe për faktin se ka një konflikt interesi për një leje ndërtimi të dhënë. Sipas avokatit Haxhia, në bazë të kodit të procedurës, çdo prokuror apo gjyqtar që e ka të konstatuar konfliktin e interesit është i detyruar të japë dorëheqjen. “Dua t’ju bëj me dije s enë bazë të Kodit të Procedurës Penale, çdo prokuror, çdo gjyqtar kur e konstaton vetë që ka një marrëdhënie, qoftë në sensin pozitiv, ose negativ, me një person që çështja është në ngarkim të tij, është i detyruar të japë dorëheqjen. Dhe këtë dorëheqje duhet t’ia bëjë prezent drejtuesit, kur është Prokuror, dhe kur është Gjykata, ia bën kryetarit të Gjykatës. Gjë që do të ishte shumë qytetare dhe profesionale që prokurori ta bënte një gjë të tillë dhe të largohej. Nuk kishte pse të arrinte çështja në një debat të tillë. Ne, në cilësinë e mbrojtjes, në respektim të kërkesave të procedurës, kemi vënë në dijeni autoritetet përkatëse që të zëvendësojë prokurorin”, theksoi Haxhia. Edhe avokati i Veliajt, Ermir Beta tha se z. Dado është në konflikt interesi dhe këtë njëanshmëri e shfaqi hapur edhe në seancën e datës 12. “Në seancën gjyqësore të datës 12, prezent ka qenë aty edhe vetë drejtuesi i prokurorisë. Shkaku i përjashtimit të zotit Dado, në vlerësim të zotit Veliaj, ishte vetëm konflikti i interesit për një leje ndërtimi ku edhe zoti Dado, kishte emrin. Në mungesë të një përgjigjeje apo reagimi nga drejtuesi i prokurorisë, aty prezent në sallë, mbrojtja ka formalizuar kërkesën për përjashtimin e z. Dado apo zëvendësimin e tij nga prokurori i çështjes. Këtu kemi shtuar edhe shkakun tjetër të sjelljes së përfaqësuesit të akuzës, që në vlerësimin tonë kishte doza njëanshmërie, e kam fjalën për z. Dado. Ende jemi në pritje të një përgjigjeje të cilën nuk e kemi”, theksoi Beta.

Top Channel/ Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, flet fqinji i viktimës: Nuk kishte probleme me njeri
02/04 13:31
Top Channel/ Përkujtimorja e katër martirëve në Shkodër, demokrati heq lulet e vendosura nga Beci
02/04 13:07
Top Channel/ Detaje nga ngjarja në Korçë, i moshuari i divorcuar, jetonte vetëm prej 25 vitesh
02/04 13:02
Top Channel/ Me shenja dhune në trup, i moshuari në Korçë gjendet pa jetë në banesë
02/04 13:01
Top News- Sulme iraniane në Shqipëri!/ Ambasada e SHBA- Po punojmë për të ulur rrezikun
02/04 12:48
Top Channel/ Autizmi kërkon vëmendje, prindërit dhe specialistët kërkojnë më shumë mbështetje
02/04 12:26
Top Channel/ Bora dëmtoi fermerët, ulja e temperaturave dhe bora kapi pemët frutore në lulëzim
02/04 12:25
Top Channel/ Shpërthim për të shmangur incidente, xhenierët hedhin në erë shkëmbin në Torovicë
02/04 12:24
Top Channel/ Studio e tatuazheve e mbushur me armë e municion, në pranga 44-vjeçari në Durrës
02/04 12:22
Top Channel/ Durrës, pushimet janë shtrenjtuar, rritja e karburantit po ndjehet nga turistët
02/04 12:21
Top News -Arrestohet në Fresk pas 2 muajsh arrati/Pranga shkodranit, tentoi të vriste një 21-vjeçar
02/04 12:13
Top News – Irani do të sulmojë Shqipërinë? Paralajmërimi amerikan, Lamallari: Asgjë konkrete!
02/04 12:06
Top News – Qeveria i përgjigjet kërcënimit iranian: Paralajmërimi i SHBA, hamendësim!
02/04 12:02
Top News – Alarmi amerikan në Tiranë. Debate në Kuvend, Braçe: Mos shkaktoni panik kot!
02/04 11:58
Top News – Integrimi në BE, Rama me studentët: Jeni vendas si në Tiranë, si në Varshavë
02/04 11:57
Top News–Rruga drejt BE, Rama: Kurrë më parë, Shqipërisë nuk i ka buzëqeshur fati si sot
02/04 11:57
Top News – Bashkëbisedimi me studentët, Rama: Të gjithë vendet e BE duan të na marrin me vete
02/04 11:56
Top News – Shqipëria në BE në 2030, Rama-studentëve: Nuk është ëndërr, yjet janë bashkuar!
02/04 11:56
Top News – Rruga e Shqipërisë drejt BE, Rama-studentëve: Nuk ka ngadalësim në këtë proces
02/04 11:55
Top News – Bashkëbisedimi me studentët, Rama për rrugën drejt BE: Jemi propozuar e refuzuar 3 herë
02/04 11:55