24 orë pas atentatit me armë zjarri në qendër të qytetit të Shkodrës, ku mbetën të vrarë dy persona dhe dy të tjerë u plagosën, policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen. Përveç arrestimit në flagrancë të autorit Ragip Gila, sipas policisë ai nuk ka vepruar i vetëm. Në kërkim janë shpallur edhe shtetasi Barush Bregu, me te kaluar kriminale, 39 vjeç, si dhe një 17-vjeçar.