Shenjat e plumbave në godinën e Top Channel tregojnë se sulmi i kryer në orët e para të mëngjesit është një akt i rëndë dhe terrorist. Ambienti i jashtëm i godinës është tashmë vendngjarja që dëshmon sulmin më të rëndë të kryer ndonjëherë ndaj një mediaje në Shqipëri.