Top Channel/ Automjeti i shërbimit sekret merr flakë jashtë Shtëpisë së Bardhë, policia mbyll rrugët
29/09/2025 20:08

Një automjet i Shërbimit Sekret Amerikan u përfshi nga flakët në afërsi të Shtëpisë së Bardhë të hënën, vetëm pak orë përpara vizitës së planifikuar të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Washington, raportoi Just the News. Incidenti ndodhi në kryqëzimin e Rrugës së 18-të me Avenue Pennsylvania – një nga rrugët më të njohura dhe të sigurta në kryeqytetin amerikan, që shtrihet përgjatë Shtëpisë së Bardhë. Sipas burimeve të para, sedilja e pasme e SUV-it të Shërbimit Sekret u përfshi nga flakët, por për fat të mirë nuk ka pasur raportime për persona të lënduar. Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën ta vendosin zjarrin nën kontroll në pak minuta. Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e zjarrit, megjithëse dyshohet se bëhet fjalë për një defekt teknik. Mbetet e paqartë nëse automjeti ishte pjesë e eskortës zyrtare të ndonjë personaliteti apo thjesht pjesë e flotës mbështetëse të sigurisë. Ngjarja shkaktoi mbyllje të përkohshme të disa rrugëve përreth Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar tensionin në një ditë me nivel të lartë sigurie për shkak të vizitës së Netanyahu-t dhe takimeve të tij të rëndësishme me zyrtarë të lartë amerikanë. Kjo ndodhi vjen në një kohë kur masat e sigurisë në Uashington janë rritur ndjeshëm, për shkak të tensioneve ndërkombëtare dhe zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Top News- Nuk mjaftojnë raketat, vijnë stuhitë / Dubai në telashe, moti i keq shkakton kaos në rajon
25/03 13:30
Top News – Trump po i vë flakën botës, Evropa mban hirin…Spanja: Lufta në Iran më keq se Iraku
25/03 13:30
Top News – Na pret recesioni global! Nëse çmimi i naftës arrin 150 dollarë…lëshohet alarmi
25/03 13:28
Top News – Aleatët e Putinit ‘përqafohen’ / Lukashenko dhe Kim Jong un, takim në Korenë e Veriut
25/03 13:27
Top News – Turqia, mes Iranit dhe SHBA-së / Po përcjell mesazhet e Trumpit, konfirmon zyrtari
25/03 13:24
Top Channel/ Dronë nga Rusia, alarm në Estoni e Letoni: Goditet centrali elektrik!
25/03 12:10
Top Channel/ Nafta, “kristalizohen” dyshimet: “Insighter Trading”, po përfiton rrethi i Trump-it?!
25/03 11:49
Top Channel/ Muajin e ardhshëm, Europa “mbetet pa naftë”, kreu i Shell: Filloni racionimin!
25/03 11:28
Top Channel/ Irani “vë në lojë” Trump: Fuqi globale e vetëshpallur, po bëjne negociata me veten!
25/03 11:26
Top News – Ushtria iraniane tallet me Trumpin: “Po negocion me veten! Nuk ka bisedime me SHBA-në”
25/03 11:13
Top News – E rëndë në Itali, nxënësi plagos me thikë mësuesen në shkollë
25/03 11:10
Top News – Estonia sulmohet nga Rusia, NATO në alarm / Goditet centrali, droni rus çan kufirin
25/03 11:03
Top News – Plani me 15 pika për fundin e luftës / Trump ia dërgon Iranit, Teherani kundërpërgjigjet
25/03 11:02
Top News – Trupat elitë të Trumpit drejt Iranit / 3 mijë ushtarë në rrugë, bashkë me mijëra marinsa
25/03 11:00
Top News – Bota në krizë. Filipinet shpallin emergjencë kombëtare energjetike
25/03 10:56
Top Channel/Rritja e cmimit të naftës,Sllovakia shton pagesën për targat e huaja:Të japin më shumë!
25/03 10:53
Top News – Mossad gaboi në Iran, Netanyahu i zhgënjyer me raportin për ndryshim regjimi
25/03 10:23
Top News – SHBA do vazhdojë të godasë Iranin / Pauza e Trumpit vlen vetëm për vendet e energjisë
25/03 09:55
Top Channel/ Trump: Irani na bëri një dhuratë. Po negociojmë, por s’u besoj
24/03 23:18
Top News- “Irani duhet hequr qafe”, një tjetër shtet përfshihet në luftë, mesazh Trump
24/03 23:00
DIGITALB DIGITALB