Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Ura e Sheqit” në Fier, ku autobusi i linjës Fier–Libofshë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet të policisë bashkiake. Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të lënduar lehtë dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore.