Në ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane u organizua një ceremoni e veçantë me rastin e 66-vjetorit të lindjes së Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj. Ngjarja mori një karakter të dyfishtë festues dhe shpirtëror, pasi u shoqërua me promovimin e librit të tij autobiografik, të titulluar “Nefes, Jeta ime”.