Në Tiranë u zhvillua një konkurs me kompani ndërkombëtare për realizimin e projektit ambicioz “Auto Moto Park Albania”. Synohej përzgjedhja e një kompanie e cila do të ndërtojë cirkuitit të parë moto-sportiv sipas standardeve të FIA dhe FIM. Është zgjedhur Krasta në Elbasan për të jetësuar këtë projekt mbështetur nga qeveria.