Ata janë luftëtarë dhe çdo ditë fitojnë beteja të vogla, por kanë nevojë për ndihmën e të gjithëve për të fituar luftën. Autizmi flet me heshtjen që zhurmon teksa kërkon pranim, gjithëpërfshirje e trajtim të hershëm. Mirela Preçi është prind i një fëmije me spektrin autik. Pavarësisht tronditjes së fillimit, ajo zgjodhi të përballet e të nisë trajnimin, sot rruga duket më e thjeshtë.