Australia ka riatdhesuar 34 shtetas të saj që ndodheshin në kampin Roj, në lindje të Sirisë, ku më parë kanë qëndruar edhe disa gra dhe fëmijë shqiptarë. Anëtarët e familjeve të militantëve të dyshuar të Shtetit Islamik hipën në një furgon drejt aeroportit në Damask, në kuadër të një operacioni të organizuar nga autoritetet australiane. Kampi Roj ka qenë gjithashtu edhe vendbanimi i disa grave dhe fëmijëve shqiptarë pas rënies së Shtetit Islamik. Në maj të vitit 2022, qeveria shqiptare, përmes strukturave të anti-terrorit, nënshkroi një marrëveshje me autoritetet lokale kurde, që mundësoi kthimin e 13 grave dhe fëmijëve shqiptarë nga ky kamp.