Top Channel/ Auron Tare jep alarmin: Çekiçët po gërmojnë pranë Sinagogës Antike në Sarandë
16/02/2024 21:17

Nga Auron Tare Shpesh kemi parë se si politikanë shqiptarë në forume botërore mburren me një ngjarje historike të Luftës së Dyte Botërore: Shpëtimin e hebrenjve. Ngjarjet e fundit e rreshtuan politikën tonë në krahun e shtetit izraelit duke mbrojtur qartësisht vlerat e popullit izraelit. Por, ndërsa flasim dhe krenohemi nëpër forume ndërkombëtare mbi ndihmën që ju kemi dhënë hebrenjve, jo më larg se dy tre ditë të shkuara filluan punimet për rregullimin e Qendrës së Sarandës. Mund të them se nga eksperienca ime 30-të vjecare në këtë qytet kam parë shumë rregullime të cilat shkulnin rregullimet e mëparshme dhe bënin të reja. Edhe këto rregullime nuk e prishën rregullin. Jo më larg se punimet e 2018-së tani më, po ri -rregullohen. Megjithatë nuk mund të flas për këto rri -rregullime mbi rri- rregullime. Dikush më lart e di më mirë se unë këtë punë. E ndërsa qytetin po përpiqen ta bëjnë sa me të bukur dhe sa më të jetueshëm (për turistët) me mbi rregullimet dhe shkuljen e kalldrëmit të 2018-së, buldozerë dhe çekiçë po gërmojnë në qendrën historike të Qytetit Antik të Sarandës. Siç mund ta shikoni qartësisht në këto video, çekiçi gërmon jo më larg se 20-30 metra nga rrënojat e Sinagogës Antike të shek të V-të dhe vetëm pak metra nga Muret Rrethuese të Qytetit. Muret rrethuese të cilat deri në shpalljen e shtetit shqiptar, ishin ende në këmbë dhe të ruajtura për bukuri, i shkatërruan këto 100- e ca kusur vjet të pavarurit shqiptarë. Por le të flasim për atë që e nisëm bisedën. Sinagoga Antike e Sarandës e zbuluar nga arkeologu sarandiot Dr. Kosta Lako në vitet 80-të. Në vitin ’97 u rrethua me ndërtime dhe kioska, të cilat Kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano i rrafshoi, duke i dhënë qytetit një vlerë monumentale historike. Vetë Nano, sipas dëshmisë së tij, nuk e kishte menduar se një veprim i tillë kishte ngjallur një simpati dhe vlerësim nga shumë qarqe hebraike, të cilët e konsideruan këtë akt si një përgjegjshmëri të madhe ndaj trashëgimisë kulturore të tyre. Mund të shtoj se Sinagoga e Sarandës është Tempulli i dytë më i hershëm Hebraik në Ballkan dhe një dëshmi e një prezence te hershme të judeve në Ballkanin Romak. 8 vite të shkuara ekspedita shqiptaro-amerikane e kërkimeve nënujore zbuloi jo larg Gjirit të Sarandës një anije antike me amfora të prodhuara në Judenë Antike. E mbytur pak a shumë në të njëjtën periudhë si Sinagoga, ky zbulim ka krijuar një link historik të komunitetit hebraik në Janinë, të cilët citojnë një nga legjendat e tyre se “janë pasardhës të lundërtarëve të mbytur të një anije që vinte nga Judea dhe furtuna e mbyti në gjirin e Onchezmit Antik”. Me pastrimin e rrënojave nga qeveria Nano, Universiteti Hebraik ne 2003, dërgoi dy nga arkeologët e saj më të rëndësishëm, të cilët së bashku me Dr. Etleva Nallbanin konfirmuan në mënyrë shkencore se godina e zbuluar nga Dr. Kosta Lako ishte një tempull hebraik me mozaikë të një niveli të lartë. Shumë botime të kohës, përfshirë New York Times, Washington Post, Harez, Archaeology Magazine, National Geographit shkruan për këtë zbulim të rëndësishëm në Sarandë. Rrënojat e sinagogës u rehabilituan dhe muret rrethuese të qytetit romak shpëtuan. Por, gjithsesi, zona e dëmtuar shumë sillte gjithmonë surprizë dhe me çdo kove eskavatori që zhytej në toke nxirrte mbishkrime, varre antike e plot objekte te tjera. Për këtë arsye, Republika e Shqipërisë ka edhe një ligj që ndalon punime të çfarëdo lloj karakteri në zonat me rëndësi arkeologjike pa praninë e arkeologeve dhe pa një vëzhgim arkeologjik paraprak. Ndërkohë, sikurse e shikoni në video, çekiçi vazhdon të gërmojë ngjitur me sinagogën hebraike, të dytën për nga vjetërsia në Ballkan. Saranda moderne në fakt, është një nga vendbanimet më të hershme të Epirit Antik. I përmendur si vendi ku Enea dhe ikanaket e tjerë trojanë ngritën një tempull për nder të babait të Eneas, Anchizmit, përmendet nga ish-Konsulli Romak, Cicero në shkrimet e tij. I rrethuar me mure te larta romako-bizantine deri në 1849, ende në këmbë dhe me kulla të larta përshkruar në një peisazh të mrekullueshëm të piktorit britanik Eduard Lear. Portë hyrëse për të gjitha ngjarjet historike të 2 mijë viteve ka përfunduar në një grusht rrangullash betoni. Beton, i cili po derdhet pa kursim mbi rregullimet e rregullimeve të mëparshme të çdo administrate.

Top Channel/ Rol kyç në trafikun e kokainës, zbulohen emrat e mafiozëve shqiptarë, pjesë e Los Lobos
11/03 20:24
E fundit! Gjesti përfundon në burg/ Ja çfarë ka ndodhur me ish fituesin e BBV, detajet e fundit
11/03 20:15
Top Channel/ Kanabisi zhvendoset në shtëpi, Policia: Po bëhet në ambiente të mbyllura
11/03 20:10
Top Channel/ Debati për paraburgimin, juristët të ndarë për vendimin që pritet
11/03 19:58
Top Channel/ AKU bllokon 738 kg fileto pule në KMY, bllokohet edhe djathë në “Bonum”
11/03 19:50
Top Channel/ Si u sulmua kuvendi nga hakerat, ekspertët e IT: Nga “piratë” globalë të paguar
11/03 19:48
Top Channel/ Anulohet tenderi për portin e ri në Porto Romano, ministri: Shkak kostot
11/03 19:46
Top Channel/ “Shqipëria e Mali i Zi duhen në BE”! PE: Europa të heqë burokracitë
11/03 19:45
Top News – Lufta në Lindjen e Mesme / Greqia merr masa për frenimin e rritjes së çmimeve
11/03 19:12
Top News – Trafikim dhe shfrytëzim personash. SPAK mbyll hetimet për 3 ukrainasit
11/03 18:54
Top News- ‘Ose paguani, ose ikni’/ Studentët serbë në protestë për qiratë e universitetit
11/03 18:35
Top News – Putini pret internetin, ‘frikë nga Ukraina’ / Kremlini: Për aq kohë sa është e nevojshme
11/03 18:33
Top News – Irani paralajmëron botën…Përgatituni! Një fuçi naftë do të arrijë 200 dollarë
11/03 18:05
Top News – Nuk jemi e nuk do hyjmë në luftë / Meloni ‘braktis’ Trumpin, dënon sulmin në shkollë
11/03 18:04
Top News – Falcon 10X për 80 milionë USD / Dassault prezanton avionin privat ‘të të pasurve’
11/03 18:04
Top News – Lufta në Iran nuk ka fund… / Izraeli: Do vazhdojë për sa kohë të jetë e nevojshme
11/03 18:01
Top News- Rekurs nga burgu i Rrogozhinës/ Edison Memolla kërkon rrëzimin e gjykatës së posaçme
11/03 17:34
Top News – TikTok mbyllet me ligj, jo me VKM. Kushtetuesja rrëzoi qeverinë, Rama: Nxit shpifësit!
11/03 17:34
Top News – Bastet, gjysmë të paligjshme. Dy vite për udhëzimet e MF, Malaj pret ekspertizën
11/03 16:56
Top News – ‘E-maili amerikan, thjesht opinion’. Porto Romano u anulua, ministri: Për arsye ekonomike
11/03 16:56
DIGITALB DIGITALB