Top Channel/ Audiopërgjimi mes shefes së grupit të VV dhe ekstremistit serb
11/07/2023 19:03

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, nga përgjimet e publikuara në media, del që ka komunikuar pesë herë me Milan Radojiçiç, person ky i kërkuar nga autoritetet e Kosovës. “Seriozisht po të them, jo vetëm ty por edhe kryeministrit do t’i thyhej koka dhe të gjithëve me rend nëse do të thosha këtë. Ke folur pesë herë me Milanin”, i thotë ish-deputeti, Sllavko Simiç, shefes së grupit të LVV-së, që shpreh shqetësimin për reagimin që do pasonte nëse vetë Simiç do publikonte atë që di. Për këto, Simiç e siguron Kusari-Lilën, se do veprojnë ashtu si është marrë vesh ajo me Milan Radojiçiç, i cili është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mes tjerash, Simiç i ka lexuar një mesazh nga Radojiçiç, shefes së grupit parlamentar të LVV-së, ku konfirmohet se Lista Serbe ka votuar për hir të grupit parlamentar që drejton, Mimoza Kusari Lila. Po ashtu, del që ajo të ketë diskutuar me Radojiçiq edhe për energjinë elektrike në veri të Kosovës Biseda e tyre është e koncentruar në diskutimin mbi bashkëpunimin parlamentar për të kaluar ligjet që kanë nevojë për për 2/3 e votave të deputetëve, mes të cilëve edhe ligji për pagën minimale, nga ku u përjashtuan veteranët e luftës së UÇK-së. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier nuk ka komentuar bisedën e Kusari – Lilës me Milan Radojiçiç, vetëm ka theksuar faktin se ai është në listën e zezë të SHBA-së. “Nuk mund të flas shumë për këtë, liderët politikë në Parlament kanë komunikim me të gjitha palët. Por Radojiçiq ju e dini se është në listë të zezë të ShBA-së”, u shpreh ambasadori amerikan DEK Jeff Hovenier. Në Kosovë kërkohet dorëheqja e Mimoza Kusari-Lilës nga posti i saj publik e hetim nga ana e prokurorisë. Mimoza Kusari-Lila e ka pranuar që ka biseduar me Milan Radojiçiç, duke thënë që ka komunikuar me të përmes Sllavko Simiç për tre-katër minuta.

Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00