Një ditë pas samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, kryeministri Edi Rama foli në një konferencë për shtyp për rrugëtimin e Shqipërisë drejt unionit. Duke u ndalur te qëndrimi i Athinës zyrtare se nuk do të mbështesë integrimin e Shqipërisë pa u zgjidhur çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, kryeministri u shpreh se kjo pengesë është e paarsyeshme dhe me frymë joevropiane.