Biznesmeni Bujar Nasufi 56-vjeç mbeti viktimë e një atentati mafioz të ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Myrte Zeneli” në afërsi të Pallatit me shigjeta në kryeqytet. Ishte ora 20:40 e mbrëmjes ku autori e ka ndjekur viktimën për disa minuta. Pasi Bujar Nasufi ka lënë bashkëshorten në banesë, ka ardhur për të parkuar me automjetin, por është përballur me autorin, i cili ka shtënë 6 herë.