48-vjeçari Arben Ismaili Mërkuri i njohur në zonë me pseudonimin Maneci, pavarësisht të shkuarës kriminale, jetonte dhe punonte në Sukth si njeri i lirë. Mbrëmjen e së mërkurës ai ndodhej në një objekt të ri ku po punonte për ta shndërruar në një dyqan, kur persona ende të pa identifikuar u afruan dhe e qëlluan për vdekje.