Ekspertët e policisë kanë rikthyer sërish paraditen e kësaj të hëne në fshatin Rrilë të Lezhës, pranë biznesit, ku ndodhi atentati me armë zjarri mbrëmjen e së dielës. Ata po marrin gjurmët e gjakut në vendin e ngjarjes, ku do të bëhet analiza e ADN, për të parë nëse kemi të bëjmë me një person tjetër të plagosur dhe identitetin tij.