Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim katër të rinj dhe ka ndaluar një efektiv policie, pas hetimeve për atentatin e ndodhur më 1 shkurt në fshatin Rrilë. Në lidhje me ngjarjen, me urdhër të Prokurorisë është ndaluar efektivi i Policisë së Shtetit Besard Kovaçi, i cili ndodhej në të njëjtin ambient në momentin e sulmit. Ai akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Sipas të dhënave zyrtare, efektivi ka qenë i pranishëm në berberhane dhe gjatë atentatit ka kundërpërgjigjur, duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të autorëve të dyshuar. Ndërkohë, Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim shtetasit Geraldo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka, të dyshuar për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”. Në kërkim është shpallur edhe 21-vjeçari Merando Nikulaj, i cili dyshohet se ishte objektivi i atentatit.