Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Valter Bamin, i arrestuar për armëmbajtje pa leje pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas, Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur. Para togave të zeza, Valter Bami është shfaqur i buzëqeshur.