Dy janë pistat kryesore ku policia e Vlorës I ka orientuar hetimet për vrasjen me eksploziv të Isuf Jaçajt. Pista më e fortë e hetimeve është një vrasje për hakmarrje që lidhet me ngjarjen e 17 korrikut ku u tentuan të eleminoheshin Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 24 vjeç, të dy nga Kamza të cilët në këtë ngjarje mbetën të plagosur.