Julian Sula që i shpëtoi sot një atentati me armë zjarri në rrugën mes spitalit dhe stadiumit, në qytetin e Lushnjes njihet si biznesmen. Ai ka një lokal dhe një lavazh në qytet dhe shumë e njohin me nofkën “Juli i Pashakos”. Për policinë është një person me rrezikshmëri të lartë. Problemet e tij me ligjin kanë nisur diku rreth vitit 2013 kur u arrestua për armëmbajtje pa leje, ndonëse dyshimet ishin të mëdha për përfshirje në trafik droge, veprimtari kriminale për të cilën rezulton edhe të jetë dënuar.