Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në automjetin e një 47-vjeçari në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:05 të mëngjesit, ku Ledovik Syziu, sapo e ka ndezur, automjeti ka shpërthyer në pjesën e pasme. Për pasojë, 47-vjeçari ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.