Një shqiptar i vdekur dhe një tjetër i plagosur është bilanci i një atentati mafioz që ndodhi këtë të diel në mesditë në vendin e quajtur Thrakomaqedones në veri të Athinës. Sipas policisë, dy shiptarët ndodheshin në një kafe në momentin që u qëlluan nga një makinë në lëvizje. Si pasojë e disa të shtënave, një shqiptar me nënshtetësi greke gjeti vdekjen e menjëhershme, për shkak të dy plumbave të marrë në kokë. Viktima është identifikuar si Irakli Davella 45 vjeç me origjinë nga Saranda, pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës.