Një 60-vjeçare ka mbetur e plagosur, pasi iu bë pritë nga persona të panjohur në fshatin Ballagat tëë Lushnjës. Sipas informacioneve, Bajame Bali është plagosur në këmbë, ndërsa nuk dihet gjendja e saj shëndetësore. Nuk dihet nëse ngjarja e rëndë lidhet me vrasjen e dy viteve më parë, ku vëllai i 60-vjeçares vrau kushëririn e tij pas konfliktit për tokat.