Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda automjetit në fshatin Dragoç të Postribës. Janë banorët që kanë parë personin e pajetë brenda automjetit dhe kanë lajmëruar policinë e cila është nisur drejt vendit të ngjarjes. Viktima është identifikuar si Ramazan Mataj. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.