Ky është i riu Kristian Kola, i cili u ekzekutua me armë mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, përballë kinemasë “Republika”, në një zonë të frekuentuar dhe me shumë lëvizje. I riu po qëndronte në dalje të një hoteli, kur dy persona të paidentifikuar, që lëviznin me motor, iu afruan dhe e qëlluan disa herë me breshëri. Si pasojë e plagëve të marra, Kola humbi jetën menjëherë në vendngjarje. Forcat e policisë mbërritën në zonë, duke ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, si dhe duke ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, janë marrë në këqyrje edhe kamerat e sigurisë. Kristian Kola nuk njihej si problematik dhe as si person me të kaluar kriminale.