Top Channel/ Atentat ndaj ish deputetit në Fushë Kuqe, qëllohet me pistoletë
17/05/2023 18:25

Ish deputeti Armando Prenga i ka shpëtuar një atentati ndaj tij në Fushë Kuqe të Kurbinit. Fatbardh Ismaili djali i Islam Ismailit një nga vëshguesit e “Bashkë Fitojmë” i cili u përfshi në konflikt ditën e hënë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Armando Prengës i cili po udhëtonte me makinë. Ka qenë vetë Prenga i cili ka njoftuar sallën operative më Kurbin për ngjarjen e ndodhur ku nuk pati të lënduar. Policia ka shpallur në kërkim Fatbardh Ismailin. Incidenti nisi ditën e hënë teksa numëroheshin votat për kryetar bashkie në Kurbin, ku Islam Ismaili ka qenë një nga vëzhguesit e “Bashkë Fitojmë” dhe është qëlluar nga vëzhgues të PS, pasi në tavolinën ku po numëroheshin votat Ismaili pretendonte se dy vota dolën tepër, dhe numëruesit donin t’ja kalonin PS për Majlinda Carën, gjë që u kundërshtua nga vëzhguesit e “Bashkë Fitojmë”. Sipas Islam Ismailit në moment debati është qëlluar nga një tjetër person, mbështetës i PS. Kujtojmë se Prenga është mbështetës i kandidates për kryetare bashkie në Kurbin Majlinda Carës, e cila rrëmbeu një mandat të dytë. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit.

Top Channel/ Sulm mbi një rafineri nafte, reagon ministria e jashtme: Do t’i përgjigjemi Teheranit
18/03 23:24
Top Channel/ Vrasja e ministrit iranian të Inteligjencës, reagon Ankaraja: E paligjshme
18/03 23:24
Top Channel/ Revista prestigjioze: Ndër pesë vendet e NATO-s që mbështeti Trump për Iranin
18/03 23:23
Top Channel/ “Nuk ka pikë pëlqimi për Mateon”, Rogerti për Brikenën: Si nuse që do të…
18/03 21:02
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top Channel/ Një tjetër zyrtare “trazon” Trumpin! Shefja e inteligjencës refuzon pyetjen për Iranin
18/03 19:55
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Nafta, sërish rekord! Rritet brenda ditës me 5% çmimi në tregjet ndërkombëtare
18/03 19:46
Top Channel/ “Do rriten të gjitha çmimet”! Ish-ministri Malaj: Qeveria të ndërhyjë për naftën
18/03 19:43
Top Channel/ “Si njeri pa njeri”, Selin e përlotur pas largimit të Gimbos: Ishte e vështirë…
18/03 19:36
Top Channel/ Përdhunim… 40 krime për djalin e Princeshës së Kurorës në Norvegji, kërkohet burg
18/03 19:22
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top Channel/ Izraeli sulmon Bejrutin me breshëri raketash, pallati shfaroset për pak sekonda
18/03 19:21
Top News – ‘Nafta u rrit, por pak.’ Kryeministri Rama me importuesit: Taksat nuk preken!
18/03 15:28
Top Channel/ Paga mbi 1 mijë euro! 2000 vende pune në panair, kërkesa e lartë në turizëm
18/03 15:23
Top Channel/ AMA mbyll aplikacionin pirat “Kanali im”, hiqet nga Play Store
18/03 15:20
Top Channel/ Rejsi Farma, gjobë spitaleve! Dyshohet për fatura të dyfishta ndaj spitalit të Fierit
18/03 15:16
Top Channel/ SPAK çon Ahmetajn për gjykim, 11 të pandehur për korrupsion e pastrim parash
18/03 15:14
Top News – Kanali i piratëve / AMA mbyll aplikacionin që vidhte Digitalb
18/03 15:07
Top News – 4 mld euro investime në rrugë / PD dhe PL kërkojnë hetim parlamentar nga 2014-ta
18/03 14:54
DIGITALB DIGITALB