Atentat mafioz para pak çastesh në rrugën Mesologjiu në Athinë. Dy persona, burrë e grua u qëlluan me armë në automjetin e tyre. Burri ka vdekur në vend, ndërsa gruaja është plagosur dhe po dërgohet në spital. Burime policore thanë për gazetarin e Top Channel Artur Bibe se viktimat janë shqiptarë. Çifti, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, u qëlluan nga një motoçikletë në të cilën ndodheshim dy persona të maskuar. Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.