Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se pa nënshkrim nuk ka zbatim të draftit të statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Pas kësaj, për Kosovën e Serbinë erdhi një mesazh nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar që tha se palët tashmë kanë dhënë zotimin për marrëveshjen bazë të normalizimit të marrëdhënieve e nënshkrimi ose jo nuk është i rëndësishëm. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare po ashtu thonë që palët kanë detyrim në momentin e dakordimit.