Si përpjekje të fundit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Kosova do të përgatisë një draft statut të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe për ta dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla - Schwarz, përmes një letre dërguar Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, shpreh zotimin e tre institucioneve kryesore të vendit që brenda muajit maj do e përmbushin këtë parakusht.