Albin Kurti po i pret qëllimisht zgjedhjet parlamentare - të planifikuara në 9 shkurt të vitit të ardhshëm - për ta dërguar draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të vendit: Analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri mendon se ka arritur t`i lexojë lëvizjet e kryeministrit të Kosovës, të cilat sipas tij, do të bëjnë që bashkësia e komunave me shumicë serbe të mbetet detyrë e kreut të ardhshëm të ekzekutivit.