Qeveria ruse kërkon një Ukrainë neutrale, sipas modelit suedez apo austriak, një ide e hedhur kjo në mes të marsit në një nga raundet e negociatave si rrugëdalje nga lufta. "Ky është një variant që po diskutohet dhe mund të shihet si një kompromis i caktuar," pohoi asokohe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Por ndërsa Ukraina synon qartazi anëtarësimin në NATO, a mundet të arrihet vërtet asnjëanësia e saj?