Në kushtet kur në një pjesë të Shqipërisë murtaja e ruminantëve ka shkaktuar dëme të mëdha, shërbimi veterinar bën thirrje për masa të shtuara nga blegtorët. Lëvizjet e bagëtive janë rreptësishtë të ndaluara ndërsa në rast simptomash nevojitet njoftimi urgjent i shërbimit veterinar.