Top Channel/ Asnjë i mbijetuar! Avioni rus rrëzohet me raketë në konfliktin civil në Sudan
22/10/2024 21:03

Një avion ushtarak transporti i Rusisë është rrëzuar mbrëmë me raketë dhe ka shpërthyer më pas në një zjarr gjigant, sikurse njofton Sudani, vend i përfshirë në një konflikt të rëndë mes dy fraksioneve ushtarake. Avioni i transportit ushtarak ishte i tipit Ilyushin Il-76T dhe u rrëzua me shpërthim në perëndim të vendit. Raportimet nga vendi janë kontradiktore. Mediat vendase thanë se raketa që e goditi u lëshua nga forcat rebele RSF, ndërsa burime të tjera se goditja kishte ardhur “gabimisht” nga pala mike, pa lejuar të bëhet e qartë se cilën palë ‘po ndihmonte’ avioni me furnizime. Të tjera burime pretendojnw se avioni prodhimit rus operohej nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas shpërthimit, mbetjet avionit u përhapën në një zonë të gjerë, ndërsa në pamje të postuara duken ushtarët që celebronin rrëzimin e avionit. Emiratet e Bashkuara Arabe janë raportuar më herët se mbështesin me armatime e pajisje forcat rebele të konfliktit, ku deri tani janë vrarë dhjetra mijëra njerëz. Ambasada ruse në Sudan tha se po kontaktonte me autoritetet lokale për të hetuar mbi rrethanat. Konflikti në vend i financuar dhe furnizuar nga palë të ndryshme, vijon prej vitit të shkuar.

Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19