Edhe pse kanë kaluar rreth 24 orë, ende nuk ka asnjë shenjë nga minatori i cili ka mbetur i bllokuar në një nga minierat e Bulqizës. Puna për nxjerrjen e 60-vjeçarit Muharrem Plaku, me detyrë teknik dhe zjarrmëtarë, ka vijuar edhe gjatë natës po ende nuk dihet fati i tij.