“Kam udhëtuar në çdo vend të Ballkanit Perëndimor, jam takuar me kaq shumë udhëheqës nga kaq shumë parti dhe kam filluar ta dua shumëllojshmërinë e pasur të kulturave, etnive dhe feve atje. Por asnjë vend nuk më ka prekur zemrën më shumë se Kosova”, deklaronte dikur Eliot Engëll, kongresmeni amerikan që nuk reshti së punuari në mbështetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.