Ukraina tha se Rusia e ka sulmuar me qindra dronë dhe raketa gjatë natës, duke vrarë të paktën katër persona në Kiev. Në mesin e të vrarëve ishte edhe një vajzë 12-vjeçare, ndërkaq më shumë se 40 të tjerë u plagosën gjatë sulmeve në disa rajone. Përpjekjet diplomatike për ndaljen e luftës, që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022, kanë dështuar, me Moskën që është zotuar se do të vazhdojë ofensivën e saj.