policia e Lezhës asgjesoi 3000 rrënjë kanabisi. Bimët narkotike u zbuluan në fshatin Ungrej gjatë kontrolleve të ushtruara me dron nga ana e uniformave blu. Sipas policisë, rrënjët e kanabisit ishin mbjellë në kubikë dhe ishin gati për t’u kultivuar në zona të tjera nga ana e trafikantëve.