Një sasi e konsiderueshme kanabisi është asgjesuar dhe sekuestruar ditën e sotme në Velë të Lezhës, ku janë arrestuar tre persona. Policia bën me dije se në pranga kanë rënë Gjok Marku, Alban Lleshaj dhe Alfred Doda, të cilët u kapën në flagrancë duke shkuar me automjet në drejtim të zonës ku kishin kultivuar bimët narkotike.