Adil dhe Ndriçim Tola janë asfiskuar nga mungesa e ajrit brenda një shpelle në malin e Klenjës në Bulqizë. Ata u futën për për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave, por shfaqën probleme shëndetësore. Mësohet se gjatë punës ata kanë përdorur një gjenerator me naftë.