Krerët e bllokut europian diskutojnë sot planin e paralajmëruar nga shefja e KE-së, Ursula von Der Leyen për të përdorur miliarda euro fitime nga pasuritë e ngrira financiare ruse me qëllimin të blihen armë për Ukrainën. Ngurrimi i Kongresit amerikan për të miratuar ndihmën e re të ndihmës për vendin e përballur me agresionin rus, rëndon mbi mbrojtjen ukrainase, të gjendur tashmë në një situatë të vështirë, sidomos pas dështimit të kundërofensivës së saj.