Top Channel/‘As unë nuk ju pëlqej’, Trump përplaset me ambasadorin australian në Shtëpinë e Bardhë
21/10/2025 19:29

Një moment i tensionuar u shënua gjatë deklaratave për mediat në Uashington, ku presidenti amerikan Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në SHBA, Kevin Rudd, gjatë vizitës së kryeministrit australian Tony Albanese. Gjatë takimit, një gazetar australian e pyeti Trumpin nëse kishte shqetësime për qeverinë e Albanese, duke iu referuar komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kur shërbente si ish-kryeministër i Australisë. Trump u përgjigj me një ton të ftohtë: “Nuk di asgjë për të,” – tha ai, ndoshta pa e kuptuar se Rudd ndodhej në të njëjtën dhomë. Më pas, Trump pyeti nëse Rudd vazhdonte ende të punonte për qeverinë australiane. Ambasadori iu përgjigj qetësisht se komentet që kishte bërë ndaj tij datonin përpara se të merrte detyrën si ambasador. Replika e Trumpit erdhi menjëherë: “As mua nuk më pëlqen dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Komentet e Rudd ndaj Trumpit datojnë nga viti 2020, kur ai e kishte quajtur në rrjetet sociale “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimet u fshinë më vonë, por duket se kanë lënë ende gjurmë në marrëdhënien mes dy figurave politike. Incidenti ka tërhequr vëmendje të madhe në media, duke nënvizuar tensionet që ende ekzistojnë në raportet mes Trumpit dhe disa përfaqësuesve të vendeve aleate, përfshirë Australinë.

Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
Top Channel/ Irani paralajmëron vendet armiqësore: Nëse sulmoni ishujt, do vendosim mina detare që…
23/03 14:33
Top Channel/ “Mojtaba Khamenei nuk ka vdekur”, Washington Post zbulon detajet: Qëndron i izoluar në…
23/03 14:28
Top News – AfD dyfishon votat, bie SPD / Rikthehet pas 35 vitesh CDU në landin gjerman
23/03 14:18
Top News – Ambulancat hebreje në flakë / Sulm urrejtjeje në Londër, reagon ashpër Starmer
23/03 13:24
Top News – Rusia: Ndalni sulmet mbi Bushehr! Kërkon zgjidhje politike e diplomatike për Iranin
23/03 13:09
Top News – Anulon planin ‘për të zhdukur’ Iranin / Trump tërheq ultimatumin, ‘kthesë’ dramatike
23/03 13:08
Top Channel/ Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord e votuesve në Itali!
23/03 12:01
Top Channel/ Nafta 2.1 euro, ndërhyn qeveria e Mitsotakis: Do të subvencionojë shteti grek!
23/03 12:01
Top Channel/ Tragjedi në Nju Jork, avioni përplaset në pistë: Dy të vdekur, mbyllet LaGuardia!
23/03 11:49
Top News – Do minojë të gjithë Gjirin Persik / Irani kërcënon: Sulmi nga deti mbyll gjithë rajonin
23/03 11:39
Top News – Tanket ruse mësyjnë Ukrainën / Nis ofensiva pranverore, Zelenski shqetësohet për Iranin
23/03 11:35
Top News – Avioni përplaset me kamionin / Vriten dy pilotët, tragjedi në LaGuardia të Nju Jorkut
23/03 11:29
Top News – Automjetet rrëmbehen nga uji / Pesë viktima në 24 orë, shi i çmendur e përmbytje
23/03 11:28
DIGITALB DIGITALB