6 muaj përpara se ish partneri i saj t`i bëntë realitet kërcënimet e tij, duke i marrë jetën 19 vjecares shqiptare Sheila Bakija në Tuz të Malit të Zi, vetë vajza e kishte denoncuar atë në polici. Në kallëzimin e tij, e ndjera thoshte se Ilir Gjokaj për dhunë e kishte kërcënuar se nuk do ta lejonte të martohej me askënd tjetër. Kjo sipas tij, ndahej vetëm me gjak.