Mijëra tifozë kuqezi mbushën mbrëmjen e djeshme stadiumin “Arena Kombëtare” dhe festuan gjatë fitoren e thellë të Shqipërisë ndaj Çekisë. Në stadium krahas mijëra tifozëve ndodheshin politikanë dhe personazhe të njohur, përfshirë presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Në Arenën Kombëtare ndodhej edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që udhëtoi drejt Tiranës me djalin e Adem Jasharit, Lulzim Jasharin.