Një krizë e momentit të fundit po vonon miratimin e marrëveshjes së shumëpritur për ndalimin e luftimeve në Rripin e Gazës e lirimin e dhjetëra pengjeve. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu pohoi se kabineti nuk do të takohet për të aprovuar ujdinë derisa Hamasi të tërhiqet nga kërkesat e reja. Netanyahu e akuzoi grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE se po shkel pjesë të marrëveshjes në përpjekje për të fituar më shumë koncesione.