Politika mbarë, të majtë dhe të djathtë reaguan për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit. Kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj, por edhe kreu i PD-së, Sali Berisha ndanë të njëjtat mendime dhe u bënë bashkë me komunitetin e gazetarisë për të vlerësuar se të shtunën e 23 gushtit Shqipëria humbi një gazetar kalibri me mendje kritike por edhe një intelektual të spikatur si Artur Zheji. “Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin”, shkruan kryeministri Rama për njeriun që i dha shumë medias shqiptare nga vitet ’90. Për kreun e shtetit Bajram Begaj, Artur Zheji ishte “një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri”