Anxhela Qirinxhi është një artizane korçare e cila punimet e saj i realizon në një mënyrë të veçantë duke ndërthurur elementë tradicionalë me materiale të riciklueshme. Prej vitesh ajo ka nisur të realizojë punime të ndryshme ku ndërthur kartonin, aksesorët e ndryshëm, punimet me gjilpërë dhe elementë të tjerë të cilët falë talentit të saj i kthen në suvenirë të veçantë. Çdo festë për zonjën korçare kthehet në frymëzim që ajo e reflekton tek çdo punim i saji ashtu siç ndodhi edhe për festat e fundvitit ku kutitë surprizë, kornizat dhe kartolinat e personalizuara nuk munguan