Teksa banon në fshatin Vulçan të Librazhdit në një zonë malore pranë Shebenikut, Gani Çepi bën punime artistike me dru. E mësoi zanatin duke parë programe të huaja në një kohë që ishte e ndaluar. Për 65 vjecarin puna është e vetmja gje që të gjallëron jetën e të bën të lumtur. E ndërsa gjykon se tradita duhet ruajtur, zanatin ja ka lënë edhe djalit.