Ato mund të realizojnë nga elementet dekorativë për shtëpinë, objektet funksionale e deri tek veshjet. Artizanati ashtu si shumë tradita të tjera popullore i ka rrënjët e thella por Natasha Çapa, një prej artizaneve korçare e ka sjellë të kaluarën me të tashmen të ndërthurur tek punimet e saj në një ekspozitë të vetme. Për 5 vite ajo ka punuar duke zgjedhur tematika nga më të ndryshmet dhe pikërisht në muajin e trashëgimisë kulturore ajo ka çelur ekspozitën e titulluar “Edhe unë punoj”.