Me gurin ka një marrëdhënie të veçantë aq sa e kthen në vepër artit. Zef Muri, është skulptori 73 vjeçar i cili në Shkodër njihet edhe si “Artisti i Gurit”. Pasioni i tij është aq i madh sa sfidon vitet, kushtet atmosferike dhe durimin që nëse humbet për 1 sekond, shkatërron punën e disa muajve.