Top Channel/ Artistët braktisin Diddyn pas skandalit, fshijnë gjurmët e lidhjeve me të
25/09/2024 21:28

Muzikantë të njohur të ekranit si Usher, Pink apo aktorja Megan Fox kanë nxituar të fshijnë gjurmët e lidhjeve të tyre me reperin e producentin amerikan Diddy, të akuzuar për abuzime e trafik seksual, pasi u premtonte te rejave karrierë, por i shfrytëzonte seksualisht, ndërsa u bënte shantazh. Lajmit i bëri jehonë dikur vetë pronari i rrjetit X me një ripostim të vitit 2022 ku tentonte të vinte në dijeni për abuzimet dhe ku u sugjeronte artistëve të fshihin lidhjet me producentin famëkeq. “Tëitter është një kompani rrjetesh sociale, por edhe një skenë krimi” shkruante Musk. Ndonëse është në mesin e një turneu në SHBA, Usher ka fshirë të gjitha postimet dhe replikimet me Diddyn. Edhe aktorja Megan Fox ka fshirë nga rrjetet sociale të gjitha postimet që ka bërë para vitit 2013, ku shiheshin lidhjet me Sean Combs ‘Diddy’, ashtu sikurse ka vepruar dhe këngëtarja e njohur Pink. Lëvizja e artistëve u vu në dukje nga përdorues të shumtë të X. Sipas akuzave, në vilën e tij në Florida, producenti kishte krijuar dhoma të posaçme vetëm për marrëdhënie intime, të mbushura me kamera. “Nëse ishe prezent në ato festa seksi, si vajzat dhe të ftuarit ishin të regjistruar nga të gjitha këndet”, tha një burim i policisë, i cili shtoi se Diddy drogonte viktimat e tij dhe i detyronte të bënin seks me meshkuj”. “Kemi prova se vajzat nuk ishin të lira të largoheshin nëse dëshironin, dhe kemi video se disa ishin pa ndjenja kur meshkujt bënin seks me to”, shtonte zyrtari që qëndroi në kushtet e anonimatit. Diddy Combs mbante videot që konsideronte me qëllim t’i përdorte si mjet shantazhi në këmbim te heshtjes së tyre dhe shfrytëzimit të vazhdueshëm. Pas akuzave nga dhjetëra vajza, producenti u vu në pranga, ndëkohë që vijojnë hetimet.

Top Channel/ “Brikena ka dalë…”, Shëndriti dhe Brikena i punojnë rreng Mateos, ja si reagoi banori
01/04 17:48
Top Channel/ “Do të hyjë në lojë me mua”, Miri për Selin: Do afrohet…
30/03 22:58
Top Channel/ “Prap unë po dal e keqja”, Brikena në lot: Nuk kam bërë asnjë lloj gabimi
30/03 21:46
Top Channel/ Nga kush u përlot Rogerti? E ftuara e papritur në BBV 5 nuk kursen mesazhet për banorin
27/03 22:16
Top Channel/ Gimbo rikthehet i prangosur në shtëpinë e “Big Brother Vip 5”, ja si reagoi Selin
27/03 22:14
Top Channel/ Brikena përlotet: Për Mateon ka më shumë rëndësi të flasë me Selin sesa…
27/03 15:30
Top Channel/ E papritur! Monika Kryemadhi hyn në shtëpinë e Big Brother, “ngacmon” banorët
26/03 22:30
Top Channel/ Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri: Më thanë do të…
26/03 21:07
Top Channel/ “Për Zotin kam frikë”, Rogerti ‘i tmerruar’ në dhomën e rrëfimit, ‘shpërthen’ në lot kur sheh… breshkën
26/03 21:05
Top Channel/ Kristi Lamaj rikthehet në shtëpi duke u futur nga muri, çfarë po ndodh në BBVIP
25/03 21:28
Top Channel/ “Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane
25/03 21:21
Top Channel/ Sfida e mosreagimeve, Brikena përlotet teksa sheh ish-banorin
25/03 21:19
Top Channel/ “Të kisha aq afër…” Mateo bisedon me Brikenën për puthjen
24/03 13:54
Top Channel/ Kush e fiton Big Brother-in? Nga Stenaldo te Selin dhe Miri, ja si përgjigjen banorët
23/03 22:56
Top Channel/ “Në kurrizin tim ke…”, Stenaldo debaton me Rogertin, banori: Unë kam treguar…
23/03 22:46
Top Channel/ Konfirmohet çifti Marsiela-Indrit në ‘Përputhen’, Megi Pojani përlotet
23/03 21:47
Top News – “Gjesti është arrestuar”/ Reagimi i Gimbos kur mësoi lajmin
18/03 09:26
Top News – “Ti s’flet me vëllain tënd” Debat i ashpër mes Juelës dhe Artanit, Qepe…
16/03 16:39
Top Channel/ “Dashuria jote me Brikenën është ‘fake’”, debat mes Juelës e Mateos, banori: Ti je…
13/03 21:43
Top Channel/ “Pse nuk e thua troç”, Stenaldo debaton ashpër me Rogertin, banori: Ma përmende djalin…
12/03 21:52